Humb jetën nga Covid-19 ish-futbollisti i njohur, prej ditësh i shtruar te Infektivi

rip-696x423-3.png

Ish-futbollisti i njohur lezhjan, Nikolin Lorenci ka humbur jetën mëngjesin e sotëm nga koronavirusi.

Raportohet se ai ishte shtruar te Infektivi pak ditë më parë, por gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.

Por kush ishte Nikolin Lorenci?

Lorenci ka lindur me 13 Dhjetor 1949 në Lezhë. Pasioni i tij  i hershëm ka qenë futbolli. Per herë të parë. Nikolin Lorenci e ka veshur zyrtarisht fanellen e Besëlidhjes në maj të vitit 1965 në ndeshjen Butrinti- Beselidhja dhe që nga ajo kohë e deri në fund të sezionit 1978-79 nuk i është ndarë fushës së  blertë duke thyer  një rekord  si titullar, pasi  nuk ka munguar në asnje ndeshje.

scroll to top