fbpx

Humb jetën nga COVID-19 profesori i njohur, prej ditësh te Infektivi

rip-696x423-3.png

Profesori i njohur, Elmaz Eltari ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Bëhet me dije se ai ishte shtruar te Infektivi disa ditë më parë, por nuk ia arriti dot që të mbijetojë.

Elmaz Eltari ka lindur në 18 maj 1935. Ka kryer shkollën fillore dhe të mesme në Tiranë dhe Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1962. Po në këtë vit është emëruar mjek ordinator në Spitalin e përgjithshëm Tiranë, në klinikën  e “Sëmundjeve Infektive”.

Pasi kreu specializimin pasuniversitar si Infeksionist, në vitin 1968 u emërua pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 1971 u bë bashkautor i tekstit të parë mbi “Sëmundjet Infektive”, të drejtuara nga Prof. N. Dushniku.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303