Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai ka publikuar një lajm të trishtë ditën e sotme. Ai bën me dije se ushtaraku Izmir Toska ka ndërruar jetë së fundmi nga koronavirusi.
Lajmin e ka shpërndarë në Instastory.
“Lamtumirë Izmir Toska. Do mungojë sharmi jot i ushtarakut. Xhaxhi Izmiri na rriti që fëmijë, sot humbi betejën me COVID-19. Edhe më e rëndë pesha e dhimbjes së fajit, kur armën e luftës e kemi (kam) vetë në dorë, e ‘dezertojmë’ (dezertoj) në harrimin që jeta në fakt na thërret”, shkruan kryebashkiaku Erion Isai.