Festat e fundvitit, grumbullimet para dhe pas festës kanë sjellë një rritje të konsiderueshme të numrit i cili pritet të vijë gjithnjë e në rritje të mëtejshme. 24 orëshi i fundit ka shënuar mbi 50 të prekur ndërkohë që sipas mjekëve ky nuk është numri real i të prekurve pasi një pjesë e mirë e tyre ngatërrojnë simptomat me ato të gripit sezonal, apo të vaksinuarit kanë simptoma mjaft të lehta çka bën të mos diagnostikohen apo të mos kërkojnë ndihmën mjekësore.Rastet e rënda që kërkojnë hospitalizim drejtohen drejt kryeqytetit ndërkohë në 24 orët e fundit një 33 vjeçar nga Elbasani nuk e fitoi dot betejën e tij me covid 19.Ai nuk ishte i vaksinuar ndërkohë që nuk dihet nëse kishte apo jo sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Humb jetën nga koronavirusi 33-vjeçari nga Elbasani

Advertisement