fbpx

Humb kontrollin e makinës dhe përmbyset në mes të rrugës, humb jetën i riu shqiptar dhe bashkëshortja e tij

0E035825-8704-41B2-8209-92D95E3C5271.png.jpg

Një 27-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Greqi. Mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Katehaki ku viktimë mbeti Pandeli Kajo 27-vjeç me origjinë nga qyteti i Sarandës.Së bashku me 27-vjeçarin udhëtonte edhe e dashura e tij 24-vjeç. Fatkeqësisht edhe vajza e re ka ndërruar jetë.Sipas mediave greke është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e pajetë nga makina e aksidentuar. Ndërkohë hetimet vijojnë për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303