fbpx

Humb kontrollin e mjetit, bie në kanal, oh zot ça tmerri

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-1.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme. Si pasojë ka humbur jetën një  42-vjeçar.

Ai ka humbur kontrollin e motoçikletës me të cilën po udhëtonte dhe ka rënë në kanal, duke gjetur kështu vdekjen.

Sipas burimeve viktima është Shpëtim Bajaziti.

“Sot rreth orës 13:30, në fshatin Kolonjë, Lushnje, shtetasi Sh.B, 42 vjeç,  banues në Ardenicë, Lushnje, duke drejtuar një motorçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Lushnjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303