Humb një 5-vjeçare në Tiranë, apeli i prindërve

Një vajzë 5-vjeçare ka humbur pasditen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Prindërit e Melisa Jasharit kanë bërë apel për këdo që e ka parë ose ka informacion për 5 vjeçaren, e cila ka dalë për të luajtur me shokët pasdite dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Për këdo që e njeh apo e sheh Melisën, duhet të telefonojë në numrin 0693206736.

5 vjeçarja mbante veshur në momentin që ka dalë nga shtëpia një bluzë rozë dhe pantallona ngjyrë blu të errët dhe më flokë të shkurtra ngjyrë të zezë.