Humbën ndaj Kosovës, shpërthen Popov: Bullgaria s’është jetimore!

Humbja ndaj Kosovës në kualifikueset e Euro 2020 ka lënë vraga të rënda në Bullgari me kapitenin Ivelin Popov, që nuk ka kursyer asnjë nga skuadra e tij, përfshirë dhe talentin e skuadrës, Kiril Despodov. Kosova fitoi me rezultat dhe lojë në “Vasil Levski” dhe kjo i ka acaruar jo pak bullgarët.

“Kombëtarja nuk është jetimore ku të rinjtë duhet të luajnë patjetër edhe pse nuk i kanë kapacitetet. Nuk shoh tek ata dëshirën për të bërë mirë, mentalitetin. Flitet gjithnjë për gjak të ri në ekip, por nuk mjafton që të jesh i ri apo të kesh luajtur 15 ndeshje në kampionat për të ardhur në Kombëtare. Despodov? Ai luan në Serie A, por për të gjithë koha ikën dhe nëse ai dhe të tjerët nuk ndyshojnë qëndrim, rrezikojmë shumë”.