fbpx

Humbi babanë, Rudina Dembacaj prek ndjekësit: Ti je me mua në…

Pak ditë më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në familjen e Rudina Dembacajt. Babai i saj u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Me një foto të fundit në ‘Instastory’, Rudina shfaqet pranë babait dhe shkruan fjalët prekëse: “Ti je me mua në çdo moment”, ndërsa duket se jeton ende me kujtimet e tij.

I ndjeri u nda nga jeta pas një lufte të gjatë me një sëmundje dhe Rudina ka treguar se ka qenë çdo moment pranë tij, duke shpresuar deri në fund që ai të bëhej më mirë, dhe do ta kalonte edhe këtë moment.