fbpx

Humbi bashkëshortin nga COVID, Poetja përlot me rrëfimin e ndjerë

rita.png

Poetja Rita Petro ka rrëfyer në emisionin “Ftesë në 5”, se si e përjetoi ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj Latif Ajrullait, i cili humbi jetën pas një beteje me Covid-19.

“Unë të kam thënë nga energjia e dashurisë, që lidhet me partnerit, më pëlqen ta thërrasë kështu. Dashuria për familjen, miqtë dhe kolegët dhe e fundit dashuria për punën. Unë nuk do të jem më plotësisht e qeshur, kjo lidhet me vdekjen e bashkëshortit tim, Latifit. Ne ndaheshim shumë pak ditë, kur Latifi ikte në Kosovë dhe Maqedoni për biznesin. Unë mendoj që prapë është dashuria, me thënë të drejtën gjithë këto ditë, ne e kemi kulturën të gjendemi me njëri-tjetrin, por jam e befasuar për ato vlerësime që Latifi i meritonte. Unë në këto ditë, me thënë të drejtën jam ndierë bosh, është një fjalë, unë nuk gjej fjalët e duhura. Latifi ishte nga ata kapitenë që nuk e ka lëshuar pilotin. Me ndryshim nga çiftet e tjera, atë që bëmë ne për 20 vite, janë vite të pa harruara në jetën time. Një dashuri e tillë ishte pikërisht që unë e thoja, ne jemi 50% për të gjitha gjërat, duke nisur nga financat, puna.

Ishte një përputhje kaq ideale. Unë këtë e jap edhe si mesazh, e kemi ruajtur veten nga familjarizimi. Është pikërisht kjo gjë, që në momentin që familjarizohesh shumë, harron që vlerat e njeriut që ke afër është prona jote, mund të flasësh dhe ta thyesh. E kemi ruajtur veten aq shumë, se në 20 vite mund ta kishim humbur. Kemi ruajtur veten në komunikim dhe kemi bërë debate. Gjithmonë gjërat kalonin në argumente dhe debate të ashpra, për punën. Ndjenjat intime dhe shoqërore ishin të përbashkëta. Ne kemi kaluar një verë për të mos u harruar. Kemi notuar shumë, herë e prisja unë, e herë ai. Është një pasuri që më ka dhënë jeta”, tha Rita.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303