Humbi gjyqin, dorëzohet Djokovic: Jam i zhgënjyer me dënimin por respektoj gjykatën

3254740-66612068-2560-1440.jpg

Me një vendim unanim, gjyqtarët James Allsop, Anthony Besanko dhe David O’Callaghan hodhën poshtë ankesën e Djokovic kundër anulimit të dytë të vizës. Arsyet do të publikohen më vonë.

Por gjithsesi, pas këtij vendimi duket se tenisti serb është dorëzuar. “Do të marr pak kohë për të pushuar dhe rikuperuar, përpara se të bëj ndonjë koment të mëtejshëm përtej kësaj. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me dënimin”,– tha Djokoviç pas këtij vendimi, kur tani do të duhet të largohet nga vendi.

“Unë e respektoj Gjykatën dhe do të bashkëpunoj për të organizuar largimin tim, – janë fjalët në deklaratën e lëshuar pas dënimit. – Ndihem i pakënaqur që fokusi ka qenë tek unë në javët e fundit dhe tani shpresoj që të kalojë në lojën dhe turneun që dua. Dua të uroj më të mirën për lojtarët, stafin, tifozët e “Australian Open”.

Gjithashtu dua të falënderoj familjen time, miqtë e mi, ekipin tim, tifozët e mi dhe bashkatdhetarët e mi për mbështetjen e vazhdueshme. Ju të gjithë keni qenë një burim i madh force për mua,” – është shprehur Novak Djokovic, tenisti numër një i botës dhe aktualisht kampioni në fuqi i “Australian.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303