fbpx

Humbi nënën dhe vëllanë nga tërmeti tragjik, e reja kërkon drejtësi nga shteti

WhatsApp-Image-2020-11-26-at-13.05.33-676x450.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Thumanë, ku ka vizituar një familjen e Bujar Çukës. Ky i fundit humbi dy familjarë, gruan dhe djalin nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Bujar Çukës i ka ngelur një vajzë, Megi e cila ka një apel për shtetin.

“I bëj thirrje shtetit, se ashtu siç po merret me ndërtimin e të gjithë Thumanës, të ketë dhe pak përgjegjësi në lidhje me këtë, dhe të vërë para përgjegjësisë, më saktë të gjithë ata persona që ishin përgjegjës dhe erdhën aty me pa ndërtesat që realisht ishin të pabanueshme dhe të vendosen para përgjegjësisë dhe të marrin dënimin që meritojnë. Domethënë, sot është bërë një vit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe asnjë lloj mase nuk është marrë në lidhje me këtë tragjedi që na ndodhi. Vertet kjo është një tragjedi që na erdhi nga natyra, por nuk duhet thënë vetëm kaq, sepse një peshë të madhe ashtu siç po e citoj dhe po e theksoj, e pati edhe pergjegjësia duke filluar që nga qeveria, kryetari i bashkisë edhe e gjithë administrata e komunës së Thumanës. Kështu që vetëm kërkoj drejtësinë, asgjë më tepër për mamin dhe vëllain tim ashtu, si edhe për të gjithë të humburit, personat e tjerë të cilët humbën jetën.”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303