fbpx

Humbi tragjikisht jetën, sot i jepet lamtumira e fundit zëvendësministrit Daci

aria.jpg

Zëvendësministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Arian Dacai, humbi jetën mesditën e djeshme si pasojë e një orteku të rënë në zonën turistike të Brezovicës.

Ngjara e rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën Brezovicë – Qendra e skijimit, në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’.

Ditën e sotme zëvendësministri Daci do t’i jepet lamtumira e fundit dhe do të zhvillohen disa aktivitete mortore.

Për të nderuar djalin e akademikut Nexhat Daci, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe, ndërsa në ora 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

/real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303