fbpx

Humbin betejën me COVID 5 pacientë në Greqi

pac.jpg

5 persona kanë humbur jetën nga COVID gjatë 24-orëve të fundit në Greqi.

Autoritetet greke bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë shënuar 241 raste të reja, prej të cilave 31 janë identifikuar në pikat doganore.

39 pacientë ndodhen në intubim dhe mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 10 janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.

Rekord me të infektuar mban qyteti i Atikës me plot 118 raste gjatë 24 orëve të fundit, Selaniku me 12 raste, 5 në Etoloakarnania, 9 raste në Heraklion dhe në disa qytete të tjera.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303