fbpx

Humbja e fundit qëllon fatale, Tirana shkarkon trajnerin Egbo

egbo.jpg

Përflitej për një shkarkim të Emmanuel Egbo nga stoli i Tiranës dhe ashtu ka ndodhur. Humbja e sotme 0-1 përballë Korabit dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, ka qëlluar fatal për trajnerin nigerian.

47-vjeçari mori drejtimin e klubit më të titulluar të futbollit shqiptar dhjetorin e vitit të kaluar dhe ia doli të dërgonte ekipin te titulli kampion sezonin e kaluar. Klubi i Tiranës, me anë të një postimi në faqen zyrtare, ka lajmëruar shkarkimin e Egbo.

Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo. Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.

Klubi e falënderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.

Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të veçantë të suksesit në sezonin e shkuar njeriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo”, lexohet në postimin e Tiranës. 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303