31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Humbja e pasaportave shqiptare në Athinë, Rama mbledhje urgjente në Ministrinë e Jashtme

spot_img

Ministria e Punëve të Jashtme po zhvillon një mbledhje pas humbjes së pasaportave drejt Greqisë. B

Mësohet se mbledhja po zhvillohet në prani të kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë që policia greke e Kakavijës bllokoi një numër të madh të pasaportave të reja të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, që ishin dërguar nga ministria jonë e Jashtme.

Pasi kishin aplikuar për pasaporta në konsullatat tona në Athinë, Selanik dhe Janinë, shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi prisnin këto ditë të merrnin pasaportat e reja.

Por mënyra skandaloze se si u transportuan nga ministria jonë e Jashtme drejt Greqisë hodhi në erë këtë procedurë.

Pasaportat ishin futur në çanta, me të cilat zakonisht transportohen rroba, dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë ishin dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë.

Por gjatë kontrollit të policisë greke në Kakavijë, kjo dërgesë ka krijuar dyshime dhe çantat janë bllokuar.

Gjithashtu policia greke ka ndaluar shoferin e autobusit të dyshuar në një trafik me pasaporta shqiptare ndërkombëtare.

Kjo situatë ka krijuar shqetësime dhe për udhëtarët e autobusit, të cilët po pengoheshin të udhëtonin drejt Greqisë. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat