fbpx

Humbja e peshës, çelësi për të luftuar këtë lloj diabeti

diabetesgenericshutterstock1.jpg

Diabeti është një sëmundje e cila shfaqet në disa lloje. Ajo është e lidhur ngushtësisht me mbipeshën. Ata që janë obezë kanë rrezik më të madh që kjo sëmundje të avancojë edhe më tej.

Një ndër tipet më të përhapura është dhe diabeti i llojit dy,i cili paraqet rreziqe të shumta.

Nëse nuk kontrollohet ky lloj mund të çojë në komplikime serioze, duke përfshirë humbje të shikimit, probleme të zemrës dhe enëve të gjakut, dëmtim të nervave, dëmtim të veshkave, çrregullim të dëgjimit, etj.

Por, tipi 2 i diabetit mund të parandalohet dhe trajtohet nëse kontrollohet herët. Në studimin e ri nga Universiteti i Kembrixhit është zbuluar se humbja e të paktës 10 për qind të peshës në pesë vitet e para të diagnostikimit mund t’iu ndihmojë pacientëve ta largojnë thuajse krejtësisht sëmundjen.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303