fbpx

“Humbje e madhe”. Kryebashkiakja Ademi jep lajmin e hidhur: Amaneti i tij i fundit ishte që të…

voltana-ademi.jpg

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka dhënë pak më parë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta parakohe të shkencëtarit dhe profesorit të njohur shkodran, Artan Boriçi.

Ai ndërroi jetën në moshën 56-vjeçare si pasojë e infektimit nga COVID-19.

“Humbje e madhe për familjen, për Shkodrën e shkencën shqiptare! Ndarja nga jeta shumë para kohe e shkencëtarit Artan Boriçi, është një lajm shumë i trishtueshëm.

Antar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, shkencëtar i mirënjohur në nivel ndërkombëtar, Artani mbeti gjithë jetën një shkodran i mirë, me ndjenjë qytetarie të lartë, një vlerë që nga sot do ti mungojë të gjithëve.

Amaneti i tij ishte të prehej përjetësisht në Shkodrën e tij që e deshi dhe krenohej në çdo hap të jetës, brenda e jashtë Shqipërisë. Ngushëllimet me të ndjera familjes Boriçi, babait profesor Hamitit, nënës Myzejen dhe gjithë të afërmve e miqve të Artanit.”, shkruan Voltana Ademi.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303