fbpx

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta aktori i dashur për publikun (Foto)

ndahet.png

Një humbje e madhe sot për artin shqiptar. Bëhet me dije se është ndarë nga jeta aktori i njohur Xhemil Tagani.

Ai u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës.

Me 1968 filloi punë si aktor ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) derisa doli në pension. Luajti mjaft role të dyta dhe episodike. U shqua për krijimin e karaktereve.

Ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.

Pas vitit 1992, ku si më të arrirët përmenden : Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.

Ai u shkëput nga Teatri, duke e mbyllur karrierën e tij mbi tre dekada në skenën e Teatrit Popullor.

foto 2 foto 3 foto
<
>
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303