fbpx

Humoristë dhe këngëtarë shkojnë pas Erion Veliajt

1559402468_GAZPAJA-770x433.jpg

Aktori i humorit, Gaz Paja prej kohësh është angazhuar në politikë dhe shpesh e kemi parë në aktivitet pranë kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Madje ai ka dalë pro planit për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Por këtë të shtunë, kur PS çeli fushatën zgjedhore Gaz Paja kishte dhe celebrimin e martesës. Pas ceremonisë në Bashkinë e Tiranës ai ishte dhe në këtë fushatë.

“Gazi, sapo është martuar. Dhe sapo mbaroi celebrimin erdhi dhe do i bashkohet në ekipin e Bashkisë së Tiranës si socialisti më i ri”, tha Veliaj. “E di që këto çuna dhe goca do hyjnë në histori dhe unë duam të jem pjesë e historisë”, tha aktori.

Në skenë dolën edhe këngëtarja, Eneda Tarifa e Anxhela Peristeri si dhe sportistja Luiza Gega

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303