fbpx

Hungari, presidenti miraton “ligjin e skllavërisë”

hungarian-president.jpg

Presidenti hungarez, Janos Ader, nënshkroi ligjin e punës, subjekt i protestave masive kundër qeverisë, i cili u pagëzua si “ligji i skllavërisë” nga sindikatat dhe punëtorët.

Masa rrit numrin e orëve të punës jashtë orarit nga 250 në 400 që punëdhënësit t’iu kërkojnë punonjësve çdo vit, ndërsa t’i paguajnë ato pas 3 vjetësh.

Presidenti, një aleat politik i kryeministrit nacionalist Viktor Orban, deklaroi se vendimi “nuk pakëson të drejtat e punëtorëve”.

Një protestë e re, e organizuar nga sindikatat dhe punëtorët, është planifikuar sot në Budapest.

Nga ana tjetër, qeveria thotë se, reforma e punës do të jetë në të mirë të punonjësve, por edhe kompanive që duan të plotësojnë vendet vakante të punës./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *