Hungaria ndërpret hetimet ndaj Gruevskit

104310364_050582384.jpg

Hungaria ka ndërprerë hetimet ndaj ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski. Mësohet se Gruevski ka qenë i pajisur me dokumente udhëtimi të ligjshme dhe kjo është arsyeja e ndërprerjes së hetimit. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë autoritetet, ku thuhet se gjatë kalimit në kufirin e Serbisë me Hungarinë nuk ka kaluar në mënyrë të paligjshme

“Gjatë hetimit është përcaktuar se Gruevski ka poseduar dokumente udhëtime të ligjshme në kufirin e Hungarisë me Serbinë dhe në vendkalimet e tjera kufitare si edhe se hyrja e tij në Zonën e Shengenit ka qenë në pajtim me rregullat ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithsesi ende ka dyshime, pasi mediat mendojnë që nuk janë publikuar dokumentet./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303