fbpx

Hyka ndërron skuadër, i bashkohet mesfushorit tjetër shqiptar

triona.jpg

Jahmir Hyka në orët e fundit të merkatos në Izrael ka bërë lëvizjen surprizë duke u transferuar te Sektzia Nes Tziona. Futbollisti 31-vjeçar ka firmosur me skuadrën tjetër të Superligës izraelite duke qëndruar gjithsesi brenda të njëjtit kampionat, por duke u bashkuar në skuadër me një tjetër lojtar shqiptar, si Sabien Lilaj, që te Tziona është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm.

Hyka, i cili u transferua vitin e kaluar në Izrael nga kampionati amerikan me skuadrën e Maccabi Netanya, kishte mundur të shënonte 4 gola deri në këto momente, ndërsa në total gjatë këtij sezoni është aktivizuar në 17 ndeshje, ku në 7 ka qenë titullar.

Aktualisht skuadra e tij e re Sektzia Nes Tziona renditet në vendin e fundit në kampionat me 15 pikë dhe duke qenë në garë për mbijetesën. Si ekipi që ka shënuar më pak në Premier Ligën izraelite, Tziona ka nevojë për shërbimet e Hykës që pritet të sjellë më tepër fantazi në skuadër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303