fbpx

‘Hyn në bulmetore dhe bën video idiote’, Braçe tallet keq fare me Bashën: Budallenjtë shkojnë e vijnë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Bashën në lidhje me një takim që ka zhvilluar në një bulmetore. Braçe e akuzon Bashën se bën videot e tij në ambiente të mbyllura dhe pa maskë duke rrezikuar në këtë mënyrë përhapjen e virusit Covid-19.

Postimi i plotë:

Ue ue ue nevriku; Si tha-si tha, QEVERIA U DOREZUA,
MBRONI VETEN?! Me falni, po cte bej qeveria me nje budalla te tille? Hyn ne nje bulmetore, mbyll deren se do bej videon e tij idiote, ne pak meter katror e pa ajrim behen tre vete bashke, asnje me maske, asnje me doreza-dyqan ushqimi, llap e llap e shperndan sterkla ngado per 30 minuta e me shume me rradhe, prek me dore siperfaqe qe duhet te jene sterile, dizinfektanti nuk duket gjekundi!

He pra, cte bej qeveria me kete? Ta gjobise? Tamam, pse nuk gjobitet ky apo eshte ndryshe nga dynjaja ky, ka imunitet? Ta ndaloje, ti bej tamponin e nese del pozitiv ta arrestoje? Apo ka imunitet nderkombetar ky dhe behet nami neper bote per kete?

E di si eshte puna njerez; PATJETER QE MBRONI VETEN! MBANI MASKE NE CDO AMBJENT TE MBYLLUR E PA DISTANCA, PA AJRIM!
Beje per vete, familjen tende, prinderit e tu! Budallenjte shkojne e vijne, kur behen te demshem duhet du perplaset ligji surratit!