Hyn në fuqi marrëveshja me Frontex, reagon Bashkimi Evropian

44192147_303.jpg

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri reagon pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare të njohur si FRONTEX.

Delegacioni i BE thotë se ky bashkëpunim do të shërbejë për rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të migrimit të parregullt në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.

“Hyrja në fuqi e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare @Frontex në të ardhmen do të kontribuojë për rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të migrimit të parregullt në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.

Negociata për marrëveshje të tilla kanë përfunduar me partnerë të  tjerë të Ballkanit Perëndimor. Menaxhimi i kufijve mbetet kompetencë  e autoriteteve. Agjencia u ofron vetëm ndihmë&mbështetje autoriteteve kompetente kombëtare, në frymën e bashkëpunimit të  ndërsjelltë.

Nuk ka lidhje mes hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe mekanizmit për pezullimin e vizave. Është në interes si të Shqipërisë ashtu dhe të BE-së që të rrisin më tej bashkëpunimin e tyre për migracionin dhe sigurinë”, shkruan delegacioni i BE në twitter. /Real-news.tv/

 

scroll to top