“Hynte e dilte çdo ditë në ministri”. Mjeku flet për Drejtorin e Urgjencës: Duhet të ishin bërë…

Pak pas konfirmimit nga ana e Ministrisë se Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj ka reaguar edhe mjeku Petrit Vargu. Ky i fundit shprehet se të paktën 120 teste u duhen bërë të gjithë punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë që kanë qenë në kontakt me Bratajn, pasi ai ka pasur hyrje dhe dalje të vazhdueshme, në funksion të detyrës që mbante.

Po ashtu Vargu vë në pikëpyetje protokolletn e mjekimit, ndërsa apelon për më shumë transparencë sa i takon respiratorëve që do të bliheshin nga Ministria e Shëndetësisë.

Postimi i Vargut:

Keta mire, qe nuk bejne testimin, por nuk bejne as gjurmimin, pasi po te benin kete te fundit,te pakten per veten e vet,120 teste duhej ti benin vetem sot, pasi te gjithe punonjesit e Ministrise se Shendetesise kane qene ne kontakt me Z.Brata qe hynte e dilte cdo dite ne ministri per detyrat qe kishte.

I njejti skenar duhej te ishte dje me futbollistin qe punon ne federate dhe ishte i infektuar. O ju qe po beni gallate me koronen ,por qe nje dite do beje populli gallate me ju!A mund te na thoni cilat jane protokollet e mjekimit?

Te gjithe shtetet i kane te deklaruara sipas stadeve dhe sipas spitaleve. Po persa i perket respiratareve, qe na i deklaruat dje, cfare u be? Me teper informacion dhe transparence kerkohet ne keto momente.