‘Elsi Hysaj ka firmosur me Interin’, përgjigjet shkodrani

Elseid Hysaj ende nuk e ka ndarë të ardhmen.

Zëra që do të largohet nga Napoli, por edhe që mund të qëndrojë.

Gjithashtu, Atletico Madrid dhe oferta e ulët, por edhe Juventusi dhe mundësia “Sarri”, pa harruar Interin, ku sipas gazetarit Shakohoxha, ka firmosur me zikaltërit dhe po gjen shtëpi në Milano…

Hysaj, në lidhje direkte me Supersport, përgjigjet kështu…

“E ardhmja ime? Pushimet! Pushimet që mezi po i pres, sepse ishte sezon i lodhshëm. Kam edhe dy vite kontratë me Napolin, do të ulem dhe do të flas”.