“Hysaj si në epokën e Sarrit. Rinovimi? Nuk presim gjithë jetën Napolin”

Hysaj-Elseid.jpg

Elseid Hysaj është rikthyer titullar te Napoli me uljen e Gennaro Gattusos në stol. Kapiteni i kombëtares po luan mirë, por çështje e rinovimit e mban ende në ankth. Agjenti i tij, Mario Giuffredi ka folur për Radio Kiss Kiss rreth formës së tij dhe i bën presion Napolit të nxitojë.

“Hysaj po rikthehet në nivelet që luante me Sarrin. Ka rifituar besimin e munguar dhe kjo ia shton besimin te cilësitë e veta. Po bën paraqitje të rëndësishme dhe Gattuso po tenton ta rikthejë në formë.

Rinovimi? Kemi biseduar javën e kaluar, të shohim çfarë do të ndodhë. Në jetë duhet t’i respektosh njerëzit dhe lojtarët që kanë dhënë shumë. Nuk mund të presim gjithë jetën Napolin. Mund të zgjedhim edhe të mos rinovojmë dhe të largohemi në verë. Rinovimet i bën ose nuk i bën. Duhet zgjidhur kjo çështje, diçka e tillë do e qetësonte lojtarin“, përfundon Mario Giuffredi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303