Hysenaj tregon ‘çunat problematikë’: Të marrin…

Në emisionin ‘Open’ në Top Channel vijoi debati për krizën politike në Shqipëri dhe për mënyrën se si ajo do të zgjidhet.

Të ftuarit në studio nuk i janë shmangur edhe diskutimeve mbi audio-përgjimet e dosjeve 339 dhe 184, ku ndër të tjerë është regjistruar edhe Damian Gjiknuri, ish-ministër i Transportit, teksa flet për dërgimin e disa “çunave problematikë” në qendrat e votimeve.

Por sipas kolegut të tij në PS, Alket Hysenaj, “çunat problematikë” janë të rinjtë e forumit rinor socialist që ‘të marrin gjak në vetull’.

“Çunat problematikë janë të rinj të FRESSH që të marrin gjak në vetull. Nëse ti (i drejtohet Çlirim Gjatës) nuk e njeh shprehjen popullore, ta them unë që të marrin gjak në vetull për të drejtën e tyre”, u shpreh Hysenaj.

Por kjo deklaratë u konsiderua nga Sekretari për Çështjet Ligjore në PD si një thirrje për dhunë.

“Kjo është thirrje për gjak dhe për dhunë. Uroj ta dëgjojnë ndërkombëtarët”, replikoi Çlirim Gjata.