Sophia Myles aktorja e njohur e cila njihet për rolet në filmat “Doctor Who”, “Underworld” apo “Moonlinght”, ka humbur babain e saj.
I ati i aktores u nda nga jeta për shkak të koronavirusit, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja nëpërmjet Twitter-it.
Ajo ka publikuar foton e fundit nga spitali me të atin, i cili ka aparatura në trup.

“Dje përshkrova një udhëtim për të parë babain tim. Ky është realiteti i rëndë i Koronavirusit. U prehsh në paqe Peter Myles. Babai im I dashur ndërroi jetë pak orë më parë. Ishte Koronavirusi që e mori prej nesh”, shkruan aktorja.

