fbpx

I bëhet pyetja e befasishme, Nard Ndoka del nga situata, ja ç’thotë

nard_ndoka.jpg

Nard Ndoka ka qenë I ftuar në emisionin “Glamour Zone” dhe është përballur me një pyetje të befasishme se kë do zgjidhte: një post në qeverinë e Ramës apo një miqësitë gjatë me Ramush Haradinaj.

“Me Ramën, përjashtohet në mënyrë kategorike. Jo se e paragjykoj Ramën, por Rama tregoi se është një kryeministër që nuk punon në grup, nuk punon me kabinetin e tij, ka thjesht ministra kukulla dhe padiskutim kjo e ka dëmtuar cilësinë dhe performancën e tij. Nuk josh asnjë lloj politikani, të paktën politikanë karriere se ata të vetët ai i ka ushtarë partie madje një pjesë i ka marrë direkt nga rruga. Pra nuk e pranoj pjesën e një qeverie me kryeministrin Rama.

Ramushi është interesant, por edhe ai realisht ka mangësitë e tij si drejtues i shtetit. Ka konceptet bazë të drejtimit të shtetit, ka atë karakterin e tij ndërsa ka çaluar në pjesën e organizimit. Ja thashë këto pavarësisht se unë e kam mik Zotin Haradinaj, por e shfaq këtë dobësi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303