fbpx

I bëjnë pyetjen me spec, Armina Mevlani e prerë me Shkëlzenin, ia thotë troç

Armina Mevlani njihet për natyrën e saj romantike e kur vjen puna tek Shkëlzeni, ajo nuk lë rast pa shprehur dashurinë ndaj partnerit. Por, sa ‘liberale’ është Armina ndaj raporteve të të dashurit të zemrës me ish-et e tij?

Përgjigjen për këtë çështje, Mevlani e ka dhënë në Instagram, kur një nga ndjekësit ka qenë i interesuar pikërisht për këtë temë.

“Do ia pranoje të dashurit të mbante ish-in e tij si shoqe të ngushtë?”, ishte kjo pyetja, për të cilën blogerja ka patur një deklaratë të prerë.

”Sigurisht që JO”, është shprehur Armina, duke e bërë të qartë një herë e mirë qëndrimin e saj lidhur me raporte të kësaj natyre.

Tema të tilla zakonisht marrin përgjigje të ndryshme nga njerëz të ndryshëm, e kjo mbetet gjithmonë në varësi të natyrës së lidhjes mes dy personave.