fbpx

I bën atentat/ Ndërron jetë 38-vjeçari shqiptar, 4 orë operacion për t’i hequr plumbin…

Një lajm i hidhur vjen sot për 38-vjeçarin shqiptar të cilit iu bë atentat para 3 ditësh në plazh në Itali. Bëhet me dije se Selavdi Shehaj ka ndërruar jetë.

Ai u qëllua nga dy burra të maskuar, të cilët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi shqiptar i cili kishte një histori me trafikun e drogës u qëllua pas shpine. Autorët arritën në plazh me një motoçikletë skuter dhe qëlluan drejt shqiptarit.

Shehaj sapo kishte mbaruar një arrest shtëpie dhe kishte një histori droge në të kaluarën e tij. Pikërisht aty, në të kaluarën, po përqendrohen tashmë hetimet e karabinierëve.

Janë dashur 4 orë operacion për neurokirurgët dhe kirurgët e spitalit San Camillo në Romë për të nxjerrë plumbin nga zona e qafës së shqiptarit, i cili dëmtoi palcën kurrizore, por pavarësisht përpjekjeve nuk ia ka dalë të jetojë.