I dashuri i Dua Lipes bën gjestin më të ëmbël

Screenshot_8-5.jpg

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, triumfoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “MTV Europe Music Awards”, teksa rrëmbeu çmimin “Best Pop”. Gjatë fjalës së saj, 23-vjeçarja falenderoi prindërit dhe dy hajmalitë e saj me fat, të vëllain dhe motrën, që e shoqëronin në Bilbao.

Mirëpo, u duk se harroi të dashurin e saj, modelin Isaac Carew dhe në rrjet u komentua jo pak. Por Isaac është djalë i rritur dhe i mençur dhe nuk i mbetet qejfi nga këto vogëlsira dhe bëri gjestin më të ëmbël për të dashurën e tij. Dua ndodhet në Stockholm për të punuar mbi produksionet e reja muzikore, teksa i mbërriti surprizë një buqetë me lule.

“Shkëlqeve! Një tjetër çmim për ta vendosur mbi tualet. Të dua shumë x”- shkruante në pusullë Isaac.

Surprizën e ëmbël, Dua nuk ngurroi ta ndajë me 20.9 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”, duke falenderuar partnerin.

“Njeri special. Isaac Carew më dërgoi lule në studion që do të kthehet në shtëpinë time gjatë javës në Stockholm. Më bëri të ndihem në shtëpi. Të dua shumë bizele” – shkruante Dua Lipa

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303