I dashuruar pas shqiptarëve, jo vetëm Asllani, Inter hidhet në sulm për yllin e Kombëtares

285193359_5004505919648597_8488131020080455151_n-525x350.jpg

Një ditë më parë, mediat italiane shkruan se Marash Kumbulla nuk është në shitje, por emri i qendërmbrojtësit kuqezi lidhet këtë të mërkurë me një kalim të mundshëm në Milano. Milan Skriniar, qendërmbrojtësi slloven, ka bërë gati valixhet, me Inter që ka vendosur ta sakrifikojë për të qenë korrekt me rregullat e fair play financiar.

Nuk është e sigurt as e ardhmja e Stefan De Vrij, për këtë arsye Beppe Marotta po studion terrenin për të gjetur zëvendësuesit e duhur. Gleison Bremer është një objektiv fiks por për mbrojtësin e Torinos interesohen edhe klube të tjera si Juventus.

Sipas Tuttosport, në skenë ka dalë së fundmi edhe emri i Marash Kumbullës. Sipas të përditshmes italiane, Kumbulla nuk shihet si titullar nga Jose Mourinho ndërsa në shtëpinë zikaltër shihet si zëvendësuesi ideal i një prej dy qendërmbrojtëse, Skriniar ose De Vrij. Roma sipas Tuttosport, kur bëhet fjalë për kartonin e Kumbullës, nuk bën skonto, kërkon minimalisht 20 milionë euro kesh.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303