I dënuar me 18 vite burg në Shqipëri për vrasje, ekstradohet nga Greqia 55- vjeçari

ekstradim.jpg

55- vjeçari Kudret Shametaj i dënuar në Shqipëri për vrasje është arrestuar në Athinë dhe ekstraduar në Shqipëri. Shametaj është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 18 vite burg për vrasjen e personit me inicialet A.M, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë arrestimi i tij u bë në kryeqytetin e Greqisë pasi ky person ishte në kërkim ndërkombëtar dhe si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Athinës me Interpol Tiranën u krye edhe ekstradimi i tij për të vuajtur dënimin në vendin e tij.

NJOFTIMI I POLICISË

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Nga specialistët e Interpol Tiarana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303