“I dënuar me 20 vjet burg”, pendohet Nehat Kulla: Kam gruan të sëmurë, dua liri me kusht

Kulla kërkoi liri me kusht për shkak  të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Nehat Kulla i dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e Halim Gjuzit ka kërkuar liri me kusht duke u penduar pas shtatë seancash gjyqësore.

Ai kërkoi liri me kusht për shkak  të gjendjes së rënduar shëndetësore.

“Kam respektuar lejet shpërblyese. Kam gruan në gjendje të rënduar shëndetësore. Pjesën e mbetur të dënimit kërkoj ta kryej në shtëpi. Dua ta kryej gjithë dënimin”, është shprehur ai, raporton “BalkanWeb”.

Për çfarë akuzohet Nehat Kulla

Kulla është dënuar me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata.

Ai është dënuar edhe për armëmbajtje pa leje. Kur kanë kaluar 13 vjet që nga arrestimi i tij, Kulla i drejtohet Gjykatës për të kërkuar lirinë.

Ai kërkon që pjesën e mbetur të dënimit ta përfundojë në shtëpi. Çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, e cila më parë i ka aprovuar kërkesën për ulje dënimi Nehat Kullës.

Ky i fundit vuan dënimin me burgim në burgun e Fushë-Krujës.

Lër një koment