fbpx

I dënuar me vdekje, trafikanti arratiset nëpërmjet tubave të ujërave të zeza

Një trafikant kinez i dënuar me vdekje në Indonezi, për shkak të prodhimit dhe tregtimit të narkotikëve ka mundur t’i shpëtojë dënimit në mënyrën më të guximshme.

Trafikanti Cai Changpan, i njohur gjithashtu si Cai Ji Fan, kishte arritur të bënte një tunel përmes sistemit të ujërave të zeza, shkruan TheGuardian.

Ai ishte i burgosur në zonën Tangerang në periferi të kryeqytetit Xhakarta të Indonezisë.

Shoku i tij i qelisë është shprehur se Cai Ji Fan e kishte planifikuar këtë arratisje prej 6 muajsh dhe kishte caktuar momentin si më të përshtatshëm, gjatë ndërrimit të rojeve të burgut

Ai hapi vrimën duke përdorur mjete nga një projekt ndërtimi në kuzhinën e burgut dhe ia doli të “shijonte” lirinë.