29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

I dërguari i Vatikanit në Francë nën hetim për krime seksuale

spot_img

I dërguari i Vatikanit në Francë, kryepeshkopi Luigi Ventura, është nën hetim për abuzime seksuale, tha një burim gjyqësor francez për CNN të premten.

Sipas raportimeve, zyra e prokurorit të Parisit ka nisur një hetim për rastin më 24 janar.

Ventura, 74 vjeç, ka qëndruar në Paris që nga viti 2009, duke shërbyer si një diplomat për Papa Françeskun, siç raportohet nga Agjencia franceze e lajmeve (AFP).

Vatikani tha në një deklaratë se Selia e Shenjtë është vënë në dijeni të hetimit dhe se “po pret rezultatet”. Ndërsa ambasada e Vatikanit në Paris nuk ka pranuar të komentojë mbi hetimin.

Ky zhvillim vjen pas një viti të vështirë për Kishën Katolike që zbuloi abuzime të shumta seksuale.

Në janar, Papa Françesku i foli ashpër peshkopëve në SHBA për qëndrimin e tyre ndaj krizës, duke thënë se besueshmëria e kishës ishte dëmtuar./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat