fbpx

I dha fund lidhjes 15 vjeçare që i kushtoi 10 milionë euro, Silvio Berlusconi fejohet sërish

silvio-berlusconi-con-francesca-pascale-8-690610.jpg

Pas një lidhje prej 15 vitesh ka marrë fund historia e dashurisë mes ish kryeministrit italian, Sivlio Berluskoni dhe të fejuarës së tij Francesca De Pascale.

Sipas revistës rozë italiane ndarja mes tyre është bërë që në muajin tetor të 2019 me një marrëveshje prej 10 milionë euro e dy apartamente në Romë, që lideri i Froza Italia mendohet ti ketë dhënë ish të fejuarës së tij.

Ky lajm është konfrimuar dhe me një notë zyrtare nga Partia Forza Italia.

“Uroj të gjej pranë vetes një person që kujdeset për të”, ka deklaruar për mediat ish e fejuara De Pascali, pas publikmit të notës zyrtare të FI.

Silvio Berlusconi sipas mediave italiane është i lidhur aktualisht me deputeten 30 vjeçare të forcës së tij politike, Marta Fascina, 54 vjet më e vogël se ai.

E diplomuar në letërsi e filozofi, para se të zgjidhej deputete ajo ka punuar në zyrën e shtypit të klubit të Milanit e është një tifoze e zjarrtë e kësaj skuadre.

Sipas zërave mediatikë, duket se e fejuara e re e liderit të Forza Italia është pritur mirë nga familja e nga rrethi i stafit të Silvio Berlusconi, pasi janë të njjohura për mediat raporti jo i mirë që ish e fejuara Francesca De Pascali pati gja të këtyre viteve me familjen e manjantit të Mediaset.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303