fbpx

I dha gruas 1 mln dollarë nga buxheti, dënohet ish-kryeministri francez

Ish-kryeministri francez François Fillon dhe gruaja e tij Penelope Fillon janë dënuar me burg për shpërdorim të fondeve publike.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se politikani konservator u shpall fajtor pasi pagoi gruan Penelope Fillon me 938,000 dollarë për punën që ajo nuk e kishte kryer si asistentja e tij.

Gjykata ka dënuar ish-kryeministrin francez me 5 vjet burgim, tri prej të cilave të pezulluara, për përvetësim të fondeve publike, skandal që i pati pamundësuar garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Gjyqtarja Nathalie Garavironi, ka thënë se Fillon, 66-vjeçar ka shfrytëzuar fondet publike për të paguar gruan e tij në mënyrë disproporcionale me punën e bërë.

“Zonja Fillon është punësuar në një pozitë pa angazhim”, ka thënë Gararino.

Çifti Fillon do të apelojë vendimin, ka thënë avokati, Antonin Levy.