fbpx

I doli audio-përgjimi, vjen pas 1 dite reagimi i Artan Lames: Nuk i heq asnjë fjalë

lame.jpg

Ditën e djeshme gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi në rrjetet sociale një audio-përgjim të kreun të Kadastrës Artan Lame, ku ky i fundit fliste me shifra për lejet e legalizimit sesa ishin bërë dhe sa pritej të kryheshin, duke përdorur këtë për të mashtruar qytetarët dhe për të blerë vota.

Por sot ka ardhur dhe reagimi i Artan Lames i cili në një lidhje ‘skype’ me emisionin “Breaking”, theksoi nuk i heq asnjë fjalë audios ndërsa shton se është publikuar para zgjedhjeve për të futur në panik qytetarët.

“Nuk do shumë mend se nxirret 3 ditë para zgjedhjeve për të futur në panik publikun. Është i manipuluar. Nuk i heq asnjë fjalë asaj video. Nuk është e vështirë të më bësh keq mua, unë flas hapur, jo me terma korrekt Aty jemi në vitin 2017, po bëhet diskutim që me ligjin që është në fuqi, themi kemi bërë 150 mijë, nuk vazhdoj dot më, sepse pjesa tjetër e ndërtimeve nuk mund të legalizohet dot me atë ligj. Nëse u themi njerëzve se nuk bëhen, atëherë bëhet mish me top. Pala tjetër duke qenë në opozitë mund të thotë çfarë të dojë dhe të premtojë shumë gjëra, ai që është në pozitë nuk premton dot si opozita”, tha Lame.

Drejtori i ASHK-së shtoi se ka përmendur Miloshevic, se edhe nëse ai do tu thoshte do t’i legalizoj unë, njerëzit do ta votonin.

“Jam i bindur ata që kanë hall prone, jo vetëm legalizimi. Ai që ka hall prone të sheh në sy e kërkon zgjidhje. E nëse ti i thua se nuk ka zgjidhje, ai të vret. Nuk mund t’iu themi 100 mijë njerëzve se nuk bëhen. Bëmë sa bëmë me ligjin e vjetër, nuk ecën më me këtë ligj. Unë them: “Me ligjin aktual nuk bëhet, do të shohim sërish kur të ketë ndryshime ligjore”. E ne mblodhëm në këto vite të gjitha problematikat që nuk i zgjidhte ligji i vjetër, dhe ju dhamë zgjidhje me 20 20. Unë flas në mënyrë jo shumë korrekte politikisht”, tha Lame.

Ai tha se aty flet edhe me veshje politike, pasi ligji i legalizimeve ka qenë ligj teknik deri në vitin 2005, në kohën e Nanos.

“Në 2017 duhej parë me themel, e këtë bëri 20 20. Merre të gjithë regjistrimin, ato problematika që them unë i shikon te 20 20 që i jep zgjidhje. Nuk bëmë ndryshime ligjore, por një ligj të ri. Është kriminale të legalizojmë një mori ndërtime që janë në zona të mbrojtura dhe të ndjeshme. A nuk është kriminale të legalizosh në zona të ndjeshme? Nga ana tjetër aty jetojnë njerëz, e duhet një zgjidhje”, tha drejtori i ASHK-së.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303