fbpx

I doli foto me Kryeministrin Rama, Arbi Agalliut i del foto me Kryebashkiakun Veliaj

lliu.png

Deputetit demorkat Arbi Agalliu i ka dalë një tjetër foto me socialistët. Pas fotos me Kryeministrin Rama, Agalliut i ka dalë sot një foto me Kryebashkiakun Erion Veliaj.  Vetë Agalliu deklaroi se takimi me Kryeministrin Rama ishte një rastësi, pasi ai kishte shkuar me familjen në restorant dhe kishte rastisur edhe kryeministri Rama. Nuk dihet se si do e komentojë këtë foto të realizuar në zyrën e Veliajt, Agalliu.

E paqartë mbetet koha kur është realizuar fotoja, mirëpo siç shihet, Veliaj është me bluzë të shkurtër, ç’ka lë të dyshohet se mund të jetë realizuar gjatë periudhës pranverë-verë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303