Sulmi më i tmerrshëm në SHBA, 29 akuza mbi të dyshuarin

Një 46 vjeçar i dyshuar për vrasjen e 11 personave në një sinagogë në Pittsburgh është akuzuar për vrasje – në atë që besohet të jetë sulmi më i keq antisemitik në historinë e kohëve të fundit të SHBA.

Robert Bowers, 46 vjeç, është akuzuar për hapjen e zjarrit në sinagogën “Pema e Jetës” gjatë shërbesës së fundit që po kryhej, të quajtur  Sabath.

Ai përballet me 29 akuza penale, duke përfshirë përdorimin armëve të zjarrit për kryerjen e një vrasje.

Prokurorët federalë thonë se ata gjithashtu do të ngrenë akuza për krime të urrejtjes dhe i dyshuari mund të përballet me dënimin me vdekje.

Presidenti Donald Trump e përshkroi sulmin si një “akt vrasjesh masive”. Trump urdhëroi uljen e flamujve në gjysmështizë në godinat qeveritare deri më 31 tetor dhe njoftoi se shumë shpejt do të vizitojë Pittsburghun.

Gjashtë persona, duke përfshirë katër oficerë policie, u plagosën në sulmin e së shtunës.

I dyshuari mbeti gjithashtu i plagosur në një shkëmbim zjarri me policinë.

Lër një koment