fbpx

I forti i Lazaratit denoncon nga burgu: Votoni në 30 qershor ose do ju shtypim!

Screenshot_1-6.png

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e RTV Ora për zgjedhjet e 30 qershorit.

Arbjon Aliko i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës tha se drejtori i burgut i ka bërë presion të burgosurve që të votojnë në 30 qershor.

“Dilni të votoni, sepse nëse nuk votoni në datën 30 do ju shtypim”, kështu i ka thënë drejtori i burgut të dënuarve.

Sipas Alikos, që në datën 1 korrik ndaj të burgosurve ka nisur reprezalja, duke mos i lënë ata të ajrosen ose duke mos i lejuar familjaret.

Arbion Aliko: Unë jam Arbjon Aliko nga Lazarati, një i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës. Doja tju vija për situatën që është tani në burg pas 30 qershorit. Para datës së zgjedhjeve, në datat 28-29 drejtori i burgut, Genc Fejzollari, një person i korruptuar, ka rekrutuar disa vartësit e tij, policinë e burgjeve dhe i ka dërguar në dhomat e të burgosurve  duke i thënë: Dilni të votoni, sepse nëse nuk votoni në datën 30 do ju shtypim.

Gazetari: Kjo ju është thënë në grup apo secilit individualisht?

Arbion Aliko: Shumë vetave iu është thënë individualisht, ndërsa neve si sektor na i kanë thënë në grup. Në datën 30 qershor 95% e të dënuarve e bojkotuan, sepse ka disa që janë besimtarë myslimanë që nuk votojnë, nuk merren me politikat e këtyre. Disa të tjerë nuk janë të kënaqur, psh në sektorin tim 100% është bojkotuar nuk ka shkuar askush të votojë.

Gazetari: Çfarë ka ndodhur më pas, pasi u informuan që ju nuk keni votuar?

Arbion Aliko: Disa prej të dënuarve që e kishin të drejtën e votës dhe nuk kanë votuar, kanë ardhur i kanë bërë presion, duke i thënë: “Tani do ta shikoni çfarë kemi për tju bërë”. Që në datën 1 korrik, ka filluar reprezalja.

Gazetari: Në ç’kuptim?

Arbion Aliko: Ka filluar të na pengojnë ajrosjen. Ministria e ka vënë rregull që ajrosjen e keni dy orë në mëngjes dhe një orë pasdite. Brenda dy orëshit  mund të dilni kur të doni. Këta tani thonë nëse nuk e kapni 10 minuta apo çerek orët e para nuk dilni më në ajrim. Ata kanë 2-3 ditë që nuk na lënë ta dalim sepse vonohemi 1 apo 2 minuta. Këta me këto gjëra kërkojnë që të nxisin revolotë. Sepse unë e shikoj po na provokojnë, na flasin që ne të kundërpërgjigjemi me dhunë. PSH të martën më erdhi mua familja në takim, më erdhi babai me hallën. Babin me lejuan, ndërsa hallën jo sepse nuk ka dokument. Ndërkohë rregullorja thotë se nëse një mik vjen me një person nga familja me mbiemrin tënd, mund të futet pa kartë identiteti.

Gazetari: Këto masa shtrënguese ju i quani si të stimuluara nga mungesa e përgjigjes tuaj për të mos votuar?

Arbion Aliko: Po po, na kanë thënë ata. Këto janë masat paraprake sepse rreth 20-30 personave nuk u janë lejuar familjarët. I kanë penguar edhe në takimet me grave.

Gazetari: Ka një linjë telefonike nga burgu sa i përket ankesave, e keni shfrytëzuar për tu ankuar, tek avokati i popullit për shembull?

Arbjon Aliko: Drejtoria e burgjeve na e ka bllokuar linjën. Telefonat e burgjeve nuk mund të kontaktojnë me drejtorinë e burgjeve për shkak të ankesave të të dënuarve. Tani na e kanë bllokuar nuk flasim dot me drejtorinë e burgjeve. Jam ankuar tek avokati i popullit, tek Komiteti i Helsinkit dhe në disa redaksi. Sot ka nisur një protestë në sektorin tim, madje do kalonte në grevë urie, do përshkallëzohej por me marrëveshje nga një shef i regjimit që është më shumë i afruar me të burgosurit, në kuptimin që është më i kuptueshëm ka thënë që do diskutojmë me drejtorin e burgut dhe pastaj do vendosim. Ne presim një përgjigje. Nëse ata na kthejnë përgjigje negative, të gjithë sektorët janë përgatitur për grevë, por këta kërkojnë të bëjnë revoltë të dhunshme, nuk kërkojnë grevë.

Para dy muajsh ka ndodhur një rast në godinën e Sigurisë së Lartë. Të burgosurit kishin disa ankesa dhe shefi i Policisë e drejtori i burgut nuk i përgjigjej. Ka degjeneruar situata në dhunë dhe policia ka vajtur i ka rrahur me shkopa gome, u ka carë kokën, u ka carë brinjët. Sot, ata ndodhen 7 veta në izolim, në regjimin sic thotë policia, në regjimin 41 bisht. Kështu thonë ata, janë tre muaj izolim pa asnjë takim, pa asnjë telefonatë. Ju po të doni mund të vini këtu dhe ta verifikoni këtë. Jam ankuar tek avokati i popullit dhe kam kërkuar të bëhet publike, por nuk është bërë.

E kam parë me sytë e mi që u kanë carë kokat me shkopat e gomës. Lëvronte gjaku sikur po therej dash kurbani.

Gazetari: Aktualisht nga ku po telefononi? Si arritët të lidheshit me ne?

Arbion Aliko: Nga burgu i Drenovës, nga sektori im nga kabina. Këta kërkojnë të bëjnë po të njëjtën gjë siç bënë me sigurinë e lartë. Drejtori ka 6 muaj që ka hyrë në detyrë bashkë me shefin e policisë dhe hajdeni këtu pyesni kë të doni, a ka hyrë ndonjëherë drejtori të pyesë të dënuarit keni ndonjë gjë. Është njeri provokativ, madje disa të dënuar ankohen se i ka kërkuar lekë në këmbim të favoreve.

Gazetari: Si i përgjigjeni pretendimit drejtorisë së burgjeve se keni shkelur rregulloren?

Arbion Aliko: Çfarë rregullore kam shkelur unë? Rregulloren që na vë drejtori Agim Islamili, një person i dënuar në 2003 dhe na shtyp ne këtu, ajrin po na i vë me gramaturë. Sot na thanë që në orën 6:30 do çoheni me dhunë. Këta kërkojnë të vendosin komunizmin.

Gazetari: Thuhet që janë kundërshtuar punonjësit e policisë, ndaj janë edhe këto pretendime…

Arbion Aliko: Normal që do kundërshtohen forcat e policisë. Në momentin që ti i shtyp të dënuarit, i shtyp me rregullore ai që ta shtyp kokën. Por sot nuk është komunizëm, ngrihet ai. E kërkon me fjalë, e kërkon me grëve dhe kur nuk i përgjigjet degjeneron në dhunë, sepse është burg këtu nuk është gjimnaz.

Gazetari: Pati nga ata që votuan?

Arbion Aliko: Po po ka të dënuar që votuan, sepse i kërcënuan se nuk do ti japën lejë dhe i detyruan të votojnë.

Gazetari: Si do të jetë reagimi juaj pas kësaj?

Arbion Aliko: Një oficer këtu që unë kam relata, më ka thënë: “Rri, se këta provokojnë, sepse kërkojnë të nxisin dhunë. Mos bëj asnjë veprim të nxituar, sepse drejtori i burgut kërkon  që ti bësh diçk”. Pra është një kurth, që drejtori i burgut po na provokon. Ai ka një urrejtje patologjike ndaj të dënuarve, bashkë me shefin e policisë. Ata janë rracista. Unë kam pasur konflikt personal, ai më provokon, unë e kërcënoj, ai bën kallëzim penal.

Gazetari: Ku konsiston provokimi?

Arbion Aliko: Më dërgon kontroll në dhomë dhe më mori disa sende. Unë me vëllain jam mysliman, ndërsa shoku i dhomës nuk është mysliman dhe i kemi frigoriferët e ndarë. Ai fut mish deri në nuk futim. Ky vjen na merr frigoriferin dhe na thotë nuk lejohet ky frigorifer, e ka rregullorja. Rregullorja mund ta ketë, por në rastin të veçanta si në rastin tonë ti duhet të marrësh masa. Mi mori sendet dhe nuk mi solli. Une i kam thene mos me provoko, mos luaj me zjarrin. Ai me beri kallezim penal. (ora news)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303