Margenat Jaku 21 vjeç u arrestua nga policia në Lezhë në kuadër të operacionit ” Ndëshkimi i të fortëve”
I riu qarkullonte në ambiente publike me armë zjarri me vete
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Smith me 5 fishekë.
Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”