I ftohti polar shkakton vdekje në SHBA

Moti i ftohtë ka sjellë ngrica të mëdha në SHBA.

Meteorologët thonë se temperaturat gjatë ditëve të ardhshme do të shkojnë deri në -30 ° C në Midwest.

Të paktën pesë persona raportohen të kenë humbur jetën si pasojë e të ftohtit në disa shtete.

Dëbora pritet të bjerë deri në jug të vendit.

Rreth 60cm dëborë është parashikuar të bjerë në shtetin e Wisconsin, dhe 20 cm në Illinois.

Dëbora pritet të bjerë gjatë gjithë ditës së mërkurë, nga rajoni i Liqeneve të Mëdha në New England. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në shtetet Midwestern të Wisconsin, Michigan dhe Illinois, si dhe në shtetet  jugore të Alabamas dhe Misisipit./real-news.tv/