fbpx

I hedhin 143 milion lekë pension, gruaja: Nuk i dua

Screenshot_2-22.png

Një histori interesante vjen nga Çerma e Lushnjes me protagoniste, Hume Dashin, një grua që ka mbetur pa gojë kur ka shkuar në bankë të tërheqë pensionin.

Aty i bëjnë me dije se në vend të pensionit prej 143 mijë lekë të vjetra, i kanë hedhur 143 milionë lekë.

Historia është publikuar mbrëmë në “Fiks Fare”.

Ja rrëfimi i gruas:  

Unë i hoqa nga fshati ku i merrja lekët e pensionit dhe i çova në bankë, atje pyes më ka ardhur apo jo pensioni?

Ajo më thotë, po ka ardhur. Më pyet sa vite ke pa e marrë, sa merr? Me tha te ka ardhur një shumë e madhe sa të bësh një pallat.

Ajo tha bëhet fjalë me miliona. Do të jenë a 134 milionë, unë marr 143 mijë leke dhe janë miliona. Nuk e di si ka ndodhur, unë marr 134 mijë të vjetra.

Po ai më thotë firmos. Nuk dua asisoj ti marr ashtu. Nuk i dua fare, fare, unë desha vetëm pensionin që më takon. Pse të rri për tre muaj. Unë jam me veshka, stomak”- tha ajo

A je mirë nga mendja? – e pyet gazetari

O po ti marrë kushdo, unë nuk i dua. Hallin ato që e kanë bërë gabimin nuk e di ti tërheqin prapë, unë dua pensionin tim”- thotë Hume Dashi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *