fbpx

I hiqet patenta vetëm 49 minuta pasi e kishte marrë

german-teenager.jpg

Policia gjermane i ka marrë patentën një adoleshenti gjerman, vetëm 49 minuta pasi ai e kishte marrë atë.

18-vjeçari ishte duke u kthyer pasi kaloi me sukses provimin e patentës kur oficerët në qytetin Hemer kontrolluan makinën e tij me lazer.

Ai ishte dyfish mbi limitin e shpejtësisë: 95 km/h në një rrugë për 50 km/h.

‘Disa gjëra zgjasin përgjithmonë, të tjerat vetëm një orë’, shkroi policia gjermane në deklaratë.

I riu kishte katër shokë në makinë dhe me sa dukej ai po përpiqej që t’u bënte përshtypje me aftësitë e tij.

Ai do të përballet me një dënim të rëndë. Ai u ndalua zyrtarisht për katër javë, por policia tha se do ta marrë sërish patentën vetëm pas një ritrajnimi të kushtueshëm.

Po ashtu, do të ketë edhe një gjobë prej 200 eurosh, dy pikë më pak në patentën e tij dhe zgjatje të periudhës së provës si shofer, nga dy në katër vjet

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *