30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

I hodhi bojë në Parlament, reagon Rama ndaj Palokës

spot_img

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Parlamenti, ku deputeti i PD, Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë.

Rama ka postuar një shkrim në Facebook, ku ironizon opozitën duke shkruar se ka marrë formën e një Budallallëku Universal

Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri ka publikuar në ‘Instagram’ foton e shiringës që dispononte sot Edi Paloka.

“Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit”, shkruan kryeministri krahas fotos./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat